Prokuroria Themelore Publike e Resnjës, duke vepruar në lidhje me akuzat e ngritura penale, filloi procedurë kundër gjashtë personave për kryerjen e veprës penale “mos veprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.
Të akuzuarit nuk kanë vepruar sipas rregullave dhe urdhrave që përcaktojnë masa për parandalimin e sëmundjes infektive, gjegjësisht sipas vendimit për ndalim dhe regjim special të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ata po lëviznin në disa lokacione në të gjithë Resnjën, në këmbë ose me automjet, gjatë orarit të policisë, pa pasur leje për lëvizje, të cilët janë ndaluar nga ana e policisë.
Prokurori Publik dorëzoi në Gjykatën Themelore në Resnjë propozime për caktimin e gjobave në shumë prej 100 gjobave ditore për gjashtë të akuzuarit./Telegrafi/