Prokuroria Themelore në Prizren -për periudhën janar – shtator 2018 ka ngritur 145 aktakuza kundër 174 personave, për rastet e dhunës në familje.
Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda, për të njëjtën periudhë kohore është ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, për periudhën janar – shtator 2018 ka pranuar 85 kallëzime penale, ndërsa 104 kallëzime penale ka trashëguar nga vitet paraprake. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur gjithsej 146 aktakuza, përcjell Telegrafi.
Aktakuzat e ngritura kryesisht kanë të bëjnë me veprat penale si: “Kanosje” “Sulm” dhe “Lëndim i lehtë trupor” si dhe “Shkelje e urdhrit mbrojtës”.
Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, në 144 raste viktimë është gjinia femërore, ndërsa, në 2 raste viktimë është gjinia mashkullore.