Agjencia e lajmeve META bën të ditur se Prokuroria publike themelore e Prilepit ka hapur procedurë hetimore për rastin e mashtrimit me biletat ajrore të maqedonasve që jetojnë në SHBA, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj agjencia, janë hapur dy lëndë hetimore. Lënda e parë është hapur kundër një personi fizik dhe një personi juridik, kurse lënda e dytë është hapur për dy persona fizik. Rastet do të hetohen sipas veprës pelane ”mashtrim” që përsfhihet në nenin 247 të Kodit Penal të Maqedonisë.
Ndryshe, emigrantë maqedonas që jetojnë në SHBA janë ankuar se janë mashtruar nga një agjenci turistike, duke u premtuar bileta fluturimi me çmime të lira./Telegrafi/