Site icon Telegrafi

Prokuroria e Prilepit hapë rast për vdekjen e tre pacientëve

Prokuroria Themelore Publike Prilep pas marrjes së njoftimeve ka hapur rast në bazë të informacioneve për vdekjen e dy personave në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, një gruaje 48 vjeçare dhe një burrë të panjohur të cilët iu nënshtruan operacioneve nga ku janë infektuar me bakterie nga të cilat dyshohet se kanë vdekur, përcjell “24 TV”.

Sipas njoftimeve, menjëherë pas këtyre rasteve janë mbyllur të gjitha sallat e operacionit në spitalin e Prilepit.

Komisioni për infeksione intraspitalore në Spitalin e qytetit të Prilepit “Borka Taleski” pas mbledhjes së sotme përmes një komunikate theksojnë se Spitali funksionon sipas programit vjetor në përputhje me rregulloret e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili përfshinë suprimimin dhe parandalimin e infeksioneve intrahospitalore.

Ata thonë se janë dy raste që mund të thuhet se i përkasin infeksioneve intraspitalore. Spitali i Prilepit është pastruar dhe dezinfektuar tërësisht dhe gjatë ditës pritet të marrin disa rezultate përfundimtare./Telegrafi/

Exit mobile version