Telegrafi

Prokuroria e Monakos bllokon xhirollogari bankare që ndërlidhen me qendrat e dializës në Maqedoni

Prokuroia e Monakos e ka njoftuar Prokurorinë e Maqedonisë se do të dërgojnë dokumentacion të plotë që ndërlidhet me lëndën për dhënie të koncesioneve për qendrat e dializës në Maqedoni.

Kjo prokurori ka konfirmuar se ka marrë vendim për bllokimin e një xhirollogarie banke, dhe se është konfirmuar se personi juridik, pra koncesioneri është shitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i shitjes është 8.281.000 euro, ndërsa 3.275.000 janë ngrirë në bankat në Maqedoni. Më herët, portai SDK raportoi se ishte kërkuar bllokimi i llogarive të firmës “Diamed Maqedonia”, pasi që Prokuroria kishte marrë informacione se është shitur./Telegrafi/