Prokuroria e Manastirit kërkon nga gjykata shqiptimin e dënimit për 17 persona të cilët gjatë fundjavës nuk e kanë respektuar orën policore.
Dënimet janë në shumë prej 2.000 eurove për secilin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 172 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit, 134 persona janë arrestuar nga policia, një është paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.
Si pasojë e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 253 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është marrë asnjë vendim shtetëror për izolim të personave.