Site icon Telegrafi

Prokuroria e Kumanovës e hodhi poshtë kallëzimin penal kundër Maksim Dimitrievskit

Prokuroria Publike informon se pas shqyrtimit gjithëpërfshirës të padisë penale të ngritur nga SPB – Kumanovë kundër kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, për veprën e kryer penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore”, është sjellë vendim për hedhjen poshtë të padisë penale për shkak të asaj që nuk janë përcaktuar elemente të veprave të kryera penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare.

Padia penale në prokurori ishte dorëzuar më 24 prill të vitit 2020 kundër dy personave, me akuzat se personat gjatë epidemisë së sëmundjes së rrezikshme ngjitëse kishin vepruar në kundërshtim me rregullat shëndetësore.

Ata akuzoheshin se pasi paraprakisht ishin testuar dhe iu ishte diagnostikuar prania e virusit Kovid-19, pas çka kishin marrë edhe vendim për mjekim të obligueshëm shtëpiak dhe izolim, kishin shkuar për testim në Shkup në tri laboratori private, edhe pse nuk kishin guxuar që ta lëshonin hapësirën ku ishin vendosur.

Gjatë kësaj, të denoncuarit kishin bërë konsultime me mjekët amë dhe kishin caktuar kontroll në Repartin Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës për më 22 prill 2020.

Ndryshe, fillimisht Dimitrievski informoi se ka rezultuar pozitiv në Kovid-19, ndërsa më pas tha se ka bërë test privat ku ka rezultuar negativ. Pavarësisht rezultatit, ai është dashur të qëndrojë në izolim shtëpiak për 14 ditë./Telegrafi/

Exit mobile version