Site icon Telegrafi

Prokuroria e Korçës: Burgim të përjetshëm bandës së Pojanit

Blerim Berberi dhe Nerton Fetai akuzohen për vrasjen e një moshuari, për plagosjen e tre personave, si dhe për grabitjen me armë dhe dhune të disa kalimtareve, të disa banesave e bizneseve në rrethin e Korçës.

Ndërsa për anëtarin tjetër të bandës, që sipas prokurorit e ka shtrirë aktivitetin nga viti 2004-2010, Mehmet Ropin u kërkua 9 vjet burg, pasi kur i është bashkuar grupit ka qenë i mitur.

Tre të rinjtë u prangosen një vit më parë, pasi gjatë tentativës së radhës për të grabitur një biznes vranë me automatik bashkëfshatarin e tyre Nexhat Gega,74 vjeç. Muajin e ardhshëm priten konkluzionet e avokateve mbrojtës të të pandehurve, ndërsa më pas vendimi i gjykatës, raportoi Vizion Plus./Telegrafi/
 

Exit mobile version