Prokuroria Themelore Publike parashtroi propozim për shqiptimin e dënimeve kundër nëntë personave për veprën penale ‘mosveprimi sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë’ nga neni 206 paragrafi nga Kodi Penal.
Të akuzuarit gjatë orës policore, në raste të ndryshme kanë lëvizur në qytet me automjet dhe me këtë s’kanë vepruar sipas rekomandimeve dhe urdhrave që janë caktuar për të parandaluar përhapjen e Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjimin e veçantë të lëvizjes në Maqedoninë e Veriut.
Prokurori Publik i ka propozuar Gjykatës Themelore të Gostivarit të caktojë dënim me para për çdo të akuzuar në lartë prej 100 gjoba ditore./Telegrafi/