Prokuroria Themelore në Gjakovë, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër shtatë personave.
Sipas njoftimit për media kundër shtatë të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim: për të pandehurin A.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”. Për të pandehurin B.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në njoftim thuhet se për të pandehurin Z.Z., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.
“Për të pandehurin M.P., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale ‘Fajdeja’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Për të pandehurin G.Ll., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale ‘Fajdeja’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Për të pandehurin Xh.L., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’.
Për të pandehurin H.Gj., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja’ “, thuhet në njoftim.
Ndërsa, konform nenit 241 par. 1 nën par 1.9 lidhur me nenet 115 par. 2, 274 të KPPRK-së, gjykatës i propozohet konfiskimi i përhershëm: 12 vetura, tri moto çikleta, katër armë të llojeve të ndryshme, para, etj si në aktakuzë.
Ndërkaq, sipas njoftimit Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Telegrafi/