Prokuroria Themelore në Gjakovë gjatë muajit shtator 2018 ka pranuar shtatë raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.
Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i 7 të pandehurve, ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
Gjithashtu, gjatë muajit shtator 2018, janë ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së .
“Prokuroria Themelore në Gjakovë është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, sidomos ato raste që kanë të bëjnë me dhunën në familje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/