Telegrafi

Prokuroria dyshon se Garda fsheh armët

“Nga verifikimi i armëve deri më tani, asnjëra nuk ka rezultuar që ka qëlluar mbi viktimat”, thanë burime nga Grupi hetimor të cituara të enjten nga e përditshmja “Shqip”.

Sipas gazetës, Garda ka vënë në dispozicion të hetimit vetëm 52 armë të llojit ‘Kallashnikov’ dhe ‘PMSH’.

“Armët e tjera nuk janë dhënë me arsyetimin se Garda mbetet pa to, në një kohë që aktualisht është në gjendje gatishmërie,” thanë burimet. /Telegrafi/