Site icon Telegrafi

Prokuroria: Dy vjet burg Naum Dishos

Ndërsa për punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi organi i akuzoi kërkoi masën e dënimit me një vit burg, mase kjo që mund të lehtësohet edhe në dënim me kusht që tre vjet të mos kryejnë asnjë vepër penale. Kjo për shkak të rrezikshmërisë së ulet që paraqesin të akuzuarit, sipas prokurorisë.

Sipas prokurorisë, nga hetimet është vërtetuar se gjate punimeve në varrezën e Boboshticës janë dëmtuar varret, duke nxjerrë në sipërfaqe edhe eshtra të të vdekurve. Sa i përket punimeve ato janë financuar nga kreu i Omonia-s Disho, gjë që është dëshmuar edhe nga anëtarë të kësaj organizate./Telegrafi/
 

Exit mobile version