Telegrafi

​Prokuroria dhe Policia nisin hetimet për vdekjen e të miturës nga Drenasi në QKUK

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas publikimit në mediat elektronike të rastit për vdekjen e dyshimtë të së miturës nga Drenasi, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar hetimet paraprake hetimore lidhur me zbardhjen e këtij rasti.

Prokuroria sqaron se hetimet kanë nisur në drejtim të veprës penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, nga neni 254 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu QKUK nis hetimet për rastin e vdekjes së 16-vjeçares nga Drenasi

Familja e të miturës nga Drenasi dyshon se vajza e tyre ka vdekur si pasojë e moskujdesjes nga stafi mjekësor në QKUK. /Telegrafi/