Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë bërë kontrolle në të gjitha shkollat e mesme të Mitrovicës.
Këto kontrolle i ka bërë Prokuroria Themelore në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente, shkruan Telegrafi.
“Zbatimi i këtij urdhër kontrolli ka qenë në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i shtetit dhe policia mbeten të përkushtuar që edhe në të ardhmen të zbatojnë urdhër kontrolle të tilla, me qëllim të ofrimit të sigurisë nëpër shkolla si dhe parandalimit të dukurive negative. /Telegrafi/