Site icon Telegrafi

Prokuroria me detaje për vrasjen në Gostivar

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokurori Publik pranë Prokurorisë Themelore Publike Gostivar, pas mbikëqyrjes së vendit të ngjarjes dha urdhër kundër një personi, i dyshuar se ka kryer veprën penale vrasje që është e dënueshme sipas nenit 123 paragrafi 1 të Kodit Penale.

Gjatë mbikëqyrjes së vendit të ngjarjes, për ta zbardhur ngjarjen janë dhënë urdhra për mbledhjen e dëshmive nga vendi i ngjarjes dhe ekspertiza e tyre, fotografi dhe skicimi i vendit të ngjarjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Pas ngjarjes së përgjakshme në Gostivar, dy të lënduarit janë në gjendje stabile

“Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 4:00, në banesën në rrugën ‘Ilindenska’ në Gostivar. I dyshuari për shkak të borxhit, ka hyrë në banesën e viktimave ku i ka gjetur bashkëshorten e viktimës dhe nënën e saj. Së pari me thikë ka sulmuar 78 vjeçaren, dhe më pastaj ka lënduar bashkëshorten. Gjatë daljes nga banesa ka sulmuar edhe të dëmtuarin dhe ka ikur. Në shtëpi aj e ka hedhur veshjen dhe ka mbajtur uniformën e zjarrfikësit. Nga MPB pas disa orëve është gjetur dhe është privuar nga liria”, sqarojnë nga Prokuroria.

Duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore, prokurori publike tek gjykatësinë procedurë paraprake porpozoi caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarim./Telegrafi/

Exit mobile version