Site icon Telegrafi

Prokuroria: Çavkov dhe 35 persona ndiqen penalisht për terrorizëm

Ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov dhe 35 persona tjerë dyshohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurosë, në pajtim me nenin 313 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet dënim minimal prej 10 viteve burg.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar pas ndërmarrjes së gjitha masave në lidhje me vërtetimin e fakteve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ka përfunduar procedurën parahetimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroria thonë se pas analizave janë mbledhur fakte dhe është dhënë urdhër për procedurë hetimore ndaj 36 personave, për shkak të dyshimeve për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Mitko Çavkov dhe disa persona tjerë u arrestuan sot në mëngjes dhe janë dërguar në Gjykatën Penale të Shkupit.

Mes të arrestuarve janë edhe deputeti Krste Mukoski, aktori Vllado Jovanovski, deputetja Zhaklina Peshevska, Bogdan Ilievski – Betmeni dhe persona tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version