Site icon Telegrafi

Prokuroria bllokon 34 xhirollogari për rastin ‘Thesari’

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se ka bllokuar 34 llogari bankare për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove në Thesarin e Shtetit.

Sipas njoftimit, për këtë rast janë bllokuar 600 mijë euro dhe janë sekuestruar 4 vetura.

“Ju njoftojmë se janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K. SH, pronar i (LDA Group). Vlen të theksohet se deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro, janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka theksuar se në proces të realizmit të kthimit të të hollave të cilat janë tërhequr nga bankat komerciale në emër të realizmit të mbitërheqjeve dhe kredive, e të cilat kanë gjeneruar nga transferi i paligjshëm i realizuar nga ana e të pandehurve nga Thesari i Shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version