Telegrafi

Prokuroria bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes tek aksidenti me helikopterin

Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike – Shkup sot bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, kur rreth orës 11:30 u rrokullis helikopteri i MPB-së. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, bashkërisht me ekipet e MPB-së janë siguruar fakte nga aksidenti.

Me urdhër të Prokurorit Publik janë siguruar videot e aeroportit, si dhe audio-incizimet nga komunikimi i pilotit. Gjithashtu është biseduar edhe me pilotin dhe katër personat e ekuipazhit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Rrëzohet një helikopter i MPB-së në Shkup, lëndohet një person

Në vendngjarje sot ishin të pranishëm edhe përfaqësues e Komitetit për hetim të aksidenteve ajrore dhe incidenteve serioze, që do të përgatisin raport për aksidentin.

Këqyrja e vendit të ngjarjes, sipas njoftimit të Prokurorisë Publike, ka përfunduar ndërsa helikopteri ndodhet në vendngjarje dhe se gjatë ditës së djeshme helikopteri do të dërgohen në aerodrom ku do të sigurohet deri në fund të procedurës.

Varësisht dëshmive të siguruara si dhe informacionet nga Komiteti për hetime të aksidenteve ajrore dhe incidente serioze, do të vërtetohen arsyet e aksidentit./Telegrafi/