Telegrafi

Prokuroria: Avokati Gazmend Halilaj nuk u arrestua, ai u ftua për intervistim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se avokati Gazmend Halilaj, nuk është arrestuar siç është raportuar në media, por se i njëjti ka qenë i ftuar për intevistim lidhur me rastin e të miturës në Drenas.

“Intervistimi i avokatit Halilaj, është në vazhdën e veprimeve hetimore, për shkak të rastit që jeni tashmë të gjithë në dijeni.

Po ashtu, Prokuroria e Prishtinës, ju njofton se për këtë çështje vendosim ne duke u bazuar në prova dhe fakte konform dispozitave ligjore, si dhe, në asnjë mënyrë nuk biem në ndikim të askujt, për asnjë rast e as për rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Lirohet avokati Gazmend Halilaj

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, lidhur me lajmin e publikuar sot në media të ndryshme se është arrestuar avokati që mbrojti mësuesin nga Drenasi pas arrestimit nga Policia.

Për hir të informimit të drejtë e të saktë, ju njoftojmë se avokati, Gazmend Halilaj, ka qenë i ftuar për intervistim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dhe nuk është arrestuar, siç kanë shkruar sot disa media.

Intervistimi i avokatit Halilaj, është në vazhdën e veprimeve hetimore, për shkak të rastit që jeni tashmë të gjithë në dijeni.

Po ashtu, Prokuroria e Prishtinës, ju njofton se për këtë çështje vendosim ne duke u bazuar në prova dhe fakte konform dispozitave ligjore, si dhe, në asnjë mënyrë nuk biem në ndikim të askujt, për asnjë rast e as për rastin në fjalë.

Andaj, kërkojmë nga të gjitha mediat mirëkuptim, që të mos publikojnë shkrime të pakonfirmuara nga Sistemi prokurorial e posaçërisht kur ka të bëjë me punën e prokurorëve, me të cilat e pengojnë dhe mund të dëmtojnë rrjedhën normale të hetimeve. /Telegrafi/