Telegrafi

Prokuroria amerikane ngrit aktakuzë të re për ngacmim seksual ndaj Harvey Weinsteinit

Harvey Weinstein ka deklaruar se nuk është fajtor për akuzat e reja rreth sulmeve seksuale.

Regjisori, i cili u paraqit për pak kohë në gjykatën e New Yorkut, tashmë ka deklaruar se nuk është fajtor që dyshohet se ka dhunuar një grua në vitin 2013.

Prokurorët kanë ngritur një aktakuzë të re për të lejuar gjykatësit të dëgjojnë dëshminë e një gruaje të tretë që akuzon yllin e Hollivudit për abuzim – aktoren Annabelle Sciorra.

Weinstein është akuzuar nga dhjetëra femra për keqtrajtim seksual (Foto: Getty Images)

Që kur 67-vjeçari u përball me akuzën e parë për sulm seksual, 70 gra të tjera kanë deklaruar se janë abuzuar seksualisht nga artisti amerikan.

Sciorra, e njohur për rolin në HBO-s, “The Sopranos”, thotë se Weinstein e përdhunoi në Manhattan në vitin 1993. Prokurorët shpresojnë që dëshmia të përdoret për të forcuar akuzat e tyre se Weinstein është një grabitqar seksual.

Ndryshe, nëse dënohet për ndonjë gjë për të cilën akuzohet, Harvey Weinstein mund të përballet me një dënim të përjetshëm me burg. /Telegrafi/