Prokuroria e Qarkut të Manhatanit në New York ka paditur producentin amerikan Harvey Weinstein për ngacmime dhe përdhunime seksuale.
Siç shpjegohet në aktakuzën e prokurorit, Cyrus R.Vens, ka bazë për burgosjen e artistit rreth sulmeve
të dyshuara ndaj dy grave në New York.
Avokati i Weinstein, Benjamin Brefman tha se do ta mbronte klientin dhe do t’i kërkonte gjykatësit të tërheq aktakuzën.
Kjo e fundit është lëshuar vetëm disa orë pasi u njoftua se Weinstein ka refuzuar të dëshmojnë para një jurie të madhe, për shkak se nuk kishte kohë të mjaftueshme për t’u mbrojtur dhe se presioni politik ka bërë që të ngritën aktakuzat.
Të premten, Winestein u akuzua për përdhunimin e një gruaje dhe e ka detyruar të bëjë seks oral.
Ai ka të drejtë të dëshmojë fshehurazi gjersa ai është liruar për të mbrojtur veten pas pagesës së një kaucioni prej 1 milion dollarësh dhe ndjekjes elektronike dhe duhet të paraqitet përsëri para gjykatësit më 30 korrik.
Ndryshe, Harvey është akuzuar prej më shumë se 30 grave, ku në mesin e tyre ishte edhe Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie. /Telegrafi/