Site icon Telegrafi

Prokurori turk kërkon 285 vjet burg për Qendrimin nga Kosova

Prokuroria turke ka kërkuar sot dënim të rënd për Qëndrim Ramadanin, shtetas i Kosovës, që dyshohet se në mars të vitit 2014, bashkë me xhihadistë të tjerë, kishte kryer një sulm terrorist në Turqi ku kishin mbetur të vrarë dy policë dhe një civil.

Gjykimi që po mbahet në qytetin turk Nigde. Prokurori i rastit ka kërkuar dënim me 285 vite burg për kosovarin, raporton “Hürriyet”.

Aktakuza prej 58 faqeve nënvizonte se Ramadani kishte kaluar nëntë muaj në kampet e Shtetit Islamik në Siri.

Ramadani ishte përzënë nga shteti i Zvicrës në fillim të vitit 2013. /Indeksonline/

Exit mobile version