Site icon Telegrafi

Prokurori turk: Jamal Khashoggit “i është zënë fryma”, para se trupi i tij të copëtohej

Prokurori i Përgjithshëm i Stambollit, Irfan Fidan, ka lëshuar një deklaratë mbi mënyrën e vdekjes dhe asgjësimin e trupit të gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi.

Sipas TrtWorld, përcjell Telegrafi, deklarata e lëshuar të mërkurën ka thënë se Khashoggi u mbyt, duke “iu zënë fryma” dhe trupi i tij u copëtua.

Lexo po ashtu Vrasja e Khashoggit, një mik i tij thotë se gazetari “do të publikonte dëshmi për përdorimin e armëve kimike nga Arabia Saudite” (Foto/Video)

Deklarata e Fidan pasoi vizitën e Prokurorit të Përgjithshëm saudit, Saud al Mujeb, për të ndihmuar hetimin e Turqisë në vrasjen e gazetarit të shquar dhe kritik të qeverisë saudit.

Lexo po ashtu Mohammad bin Salman: Ana e errët e princit të kurorës së Arabisë Saudite

Jamal Khashoggi, një shtetas saudit dhe kolumnist i “Washington Post”, për herë të fundit u pa duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe që nga ajo datë nuk ka patur më asnjë lajm për të.

Lexo po ashtu Mediat turke publikojnë pamjet, pretendojnë se shihet zinxhiri i ngjarjeve në ditën e rrëmbimit të gazetarit saudit (Video)

Sipas vlerësimeve nga burimet turke të policisë derisa është konfirmuar se Khashoggi nuk ka dalë më nga ndërtesa e konsullatës ku ai hyri më 2 tetor, është bërë e ditur se në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë të tjerë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me 2 avionë dhe vizituan konsullatën ndërkohë që ai ishte ende brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version