Telegrafi

Prokurori i Torinos prononcohet për El Shaarawyn, Gattin dhe Casalen – thotë se nuk janë nën hetim

Prokurori publik i Torinos ka thënë se emrat e fundit të përmendur nga Fabrizio Corona – Stephan El Shaarawy, Federico Gatti dhe Nicolò Casale nuk janë nën hetim për baste të paligjshme.

Hetimi filloi në fund të korrikut ose në fillim të gushtit me mesfushorin e Juventusit, Nicolo Fagioli, i cili pranoi se vuante nga varësia ndaj lojërave të fatit, gjë që e kishte bërë të zhytej në borxhe.

Kjo u përhap më pas te Sandro Tonali dhe Nicolò Zaniolo, të cilët u vunë menjëherë nën hetim zyrtar.

Lexo po ashtu “Njerëzit mendonin se qaja për shkak të zëvendësimit, por unë po qaja për borxhet prej 3 milionë eurosh” – pjesë të tjera nga rrëfimi tronditës i Fagiolit

Megjithatë, deri më tani emrat e tjerë të përmendur në publik nga Corona nuk janë në hetim.

Duke folur për Striscia La Notizia mbrëmë, Corona dha tre emra të tjerë, konkretisht anësorin e Romës, El Shaarawy, mbrojtësin e Juventusit, Gatti dhe qendërmbrojtësin e Lazios, Casale.

Megjithatë, prokurori publik i Torinos iu përgjigj Sky Sport Italia se këta të tre nuk ishin aktualisht nën hetim.

Lexo po ashtu Skandali i basteve në Itali, Corona zbulon tre emra të tjerë: Luajnë te Juventus, Roma dhe Lazio

E njëjta gjë është thënë për një lojtar tjetër të quajtur nga Corona, mbrojtësi i Romës, Nicola Zalewski, i cili ka mohuar të ketë vënë baste ndonjëherë. /Telegrafi/