Telegrafi

Prokurori Sylë Hoxha flet për Telegrafin, i cili në 2016 deklaroi se Astrit Dehari bëri vetëvrasje

Familja Dehari sot ka pranuar raportin zviceran lidhur me vdekjen e djalit të tyre Astritit.

Sipas konstatimeve të nxjerra në këtë raport, sipas babait të Astritit, Avni Deharit dhe avokatit Tomë Gashi, vërtetohet se Astriti është vrarë, dhe se i njëjti nuk ka kryer vetëvrasje.

Lexo po ashtu Konstatimet e institutit zviceran në rastin Dehari: Hipoteza e vetëvrasjes së Astritit duket pak e vërtetë, nevojitet hetim i ri

Avni Dehari ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë të cilët në atë kohë udhëheqin me institucionet e drejtësisë, duke përmendur këtu edhe ish-kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha.

I njëjti i kontaktuar nga Telegrafi, ka thënë se nuk ka nevojë të jap deklarata për këtë rast.

“Nuk kam nevojë me dhanë deklaratë, kontaktoni Prokurorinë e shtetit dhe Prokurorinë në Prizren. Në kohën kur kam qenë kryeprokuror e kam kryer punën time, letrat janë atje… tash jam në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Hoxha.

Lexo po ashtu Familja Dehari: Raporti zviceran konstatoi se Astriti është vrarë

Ndryshe Hoxha më 18 nëntor 2016 pati deklaruar se Astrit Dehari ishte vetëvrarë./Telegrafi/