Ka përfunduar seanca e sotme e të akuzuarve për tentimvrase të deputetit dhe kreut të Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurori publik akuzues, Darko Jakimovski, gjatë prezantimit të akuzës ndaj dhjetë të pandehurve, deklaroi se e vetmja arsye që nuk është vrarë Ziadin Sela është se kanë menduar që ai ka vdekur.
Sipas Jakimovskit, dëshmitë që përbëhen nga fotografi, video, si edhe deklarata të dëshmitarëve do të dëshmojnë se në momentin kur rrahja e Selës ka arritur kulminacionin hezitimi i dhunuesve, por fakti se Sela nuk ka dhënë shenja jete dhe të gjithë kanë menduar se ai ka vdekur.
Joksimovski deklaroi se deputetit Ziadin Sela është lënduar rëndë në kokë, kurse më së paku dy lëndime janë kërcënuese për jetë.
Nga ana tjetër, avokatët e të akuzuarve deklaruan se klientët e tyre janë të pafajshëm, dhe se nuk kanë shkaktuar lëndime që kërcënojnë jetë. Për avokatmbrojtësin e Kosta Dellovit, klienti i tij nuk ka marrë pjesë në rrahje, por vetëm është fotografuar që të tregojë se ka qenë në Kuvend më 27 prill, 2017.
Avokati i Aleksandar Janevskit deklaroi se klienti i tij e ka mbrojtur Ziadin Selën dhe e ka ndihmuar.
Seanca e radhës është caktuar për më 8 shkurt, kur në seancë do të dëshmoj vetë Ziadin Sela, si edhe ekspertë të Institutit për mjekësi ligjore, si edhe dy dëshmitarë./Telegrafi/