Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ishte “planifikuar”, citohet të kenë thënë në zyrën e prokurorit të Arabisë Saudite, njoftojnë mediat shtetërore saudite.
Ky konstatim është marrë pas një pune të palodhshme të një grupi të përbashkët hetuesish saudit-turq, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu raportohet se prokurorët kanë marrë në pyetje të dyshuarit, ndërsa është interesant se si Arabia Saudite fillimisht kishte mohuar të ketë qenë e njoftuar për zhdukjen e gazetarit më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll.
Por, tani ky vend ka pranuar se Jamal ishte vrarë në konsullatën saudite në Stamboll, duke e quajtur “operacionin një dështim”.
Arabia Saudite gjithashtu ka shkarkuar dy këshilltarët kyç të Princit, dhe ka arrestuar 18 persona tjerë. Princi Mohammed është zotuar se do të ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e gazetarit. /Telegrafi/