Site icon Telegrafi

Prokurori saudit do të kërkojë dënime me vdekje në rastin Khashoggi

Prokurorët e Arabisë Saudite do të kërkojnë dënimin me vdekje për pesë prej 11 të dyshuarve të arrestuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, njoftoi agjencia e lajmeve saudite SPA të enjten, pasi një gjykatë saudite mbajti një seancë të parë lidhur me këtë çështje.

Arabia Saudite tha se gjithashtu i dërgoi letra të reja prokurorit publik turk duke kërkuar “ndonjë dëshmi lidhur me këtë rast”, e cila ka tronditur gjykatën mbretërore saudite dhe ka dëmtuar reputacionin e princit të kurorës 33-vjeçare, Mohammed bin Salman.

Khashoggi ishte i afërt me qarqet mbretërore para se të bëhej kritik i princit Mohammed dhe filloi të shkruante për Washington Post dhe të fliste me mediat ndërkombëtare rreth politikës saudite kur u transferua në SHBA vitin e kaluar.

Zyrtarët sauditë kanë hedhur poshtë akuzat se princi i kurorës urdhëroi vrasjen e tij në konsullatën saudite në Stamboll, në të cilën trupi i Khashoggi u shpërbë, u hoq nga ndërtesa dhe iu dorëzua një “bashkëpunëtori lokal” të paidentifikuar.

Vendndodhja e mbetjeve të Khashoggi janë ende të panjohura, por një kanal televiziv turk ka treguar të hënën burra që mbanin valixhe që thuhet se përmbanin mbetjet në rezidencën e konsullit të përgjithshëm saudit në Stamboll.

Javën e kaluar, mbreti Salman emëroi Ibrahim al-Assaf, një ish ministër i financave, i ngarkuar për çështjet e jashtme, në përpjekje për të përmirësuar imazhin e mbretërisë pas krizës së shkaktuar nga vrasja.

Assaf zëvendësoi Adel al-Jubeir, dhe ekspertët në politikën saudite thanë se masa pasqyroi një perceptim se Jubeiri ishte i akuzuar pasi kishte shërbyer si mbrojtësi kryesor i Riadit gjatë çështjes Khashoggi. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version