Dënime efektive me burg për të akuzuarit në rastin “Toplik”, ndër të cilët edhe ish-ministri Mile Janakieski, kërkoi sot në fjalën e tij përfundimtare prokurori Burim Rustemi. Ky rast është hapur nga ish-PSP-ja, ndërsa ka të bëjë me shitjen e tokës ndërtimore për ndërtimin e vendbanimit Qyteti i Diellit në Sopisht.
“Propozoj që gjykata t’i shpallë fajtorë të akuzuarit dhe t’i dënojë sipas ligjit, duke vlerësuar të gjitha rrethanat sipas nenit. 39 të Kodit Penal. E pra, si rrethana rënduese për të vlerësuar shkallën e përgjegjësisë penale, peshën e kërcënimit dhe pasojat e krimit, rrethanat në të cilat është kryer krimi, shkallën e përgjegjësisë penale, faktin se në vazhdimësi mundohen t’i shmangen përgjegjësisë penale dhe në këtë mënyrë të ballafaqohen me pasojat e veprës që kanë kryer”, tha prokurori Rustemi.
Ai shtoi se gjykata duhet të ketë parasysh edhe faktin që të akuzuarit nuk kanë janë penduar për veprën e bërë.
“Ata nuk kanë shprehur asnjë pendim apo keqardhje për veprën e kryer dhe mendoj se në këtë rast arsyetimi i vetëm është shqiptimi i dënimeve efektive me burg”, tha Rustemi.
Prokurori theksoi se, sot me shumë siguri mund të pretendojë në tërësi është vërtetuar teoria e rastit nga fjalët hyrëse./Telegrafi/