Site icon Telegrafi

Prokurori Rexha: Do të kërkojmë ekstradimin e shtetasit turk Toksoy

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që të enjten të marr vendimin për shtetasin turk, Ugur Toksoy, nëse do të ekstradohet apo jo në shtetin turk .

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Ali Rexha.

Lexo po ashtu Prokuroria pret prova nga Ambasada turke për ekstradimin ose jo të shtetasit turk

Ai tha se nuk kanë marrë prova nga Ambasada turke, mirëpo me kërkesën e shtetit turk ai në seancën gjyqësore do të kërkoj ekstradimin e Toksoyit.

Lexo po ashtu Me urdhërarrest ndërkombëtar të Turqisë, arrestohet shtetasi turk në Kosovë – Prokuroria thotë se nuk kanë ende prova

“Të enjten në orën 11:00 do të mbahet seanca. Ne si prokurori do t’i paraqesim të gjitha ato që ka kërkuar shteti turk në lidhjen me shtetasin e tyre. Nuk kemi marr prova nga ambasada turke. Presim vendimin e Gjykatës themelore”, ka thënë Rexha.

Ndryshe, Toksoyit i ishte ndërprerë masa e paraburgimit me zëvendësimin e masës së lirimit në dorëzani. Ai ishte arrestuar nga organet e Policisë së Kosovës në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar nën dyshimin për dhënien e ndihmës financiare organizatave që kanë lidhje me Lëvizjen Gylen në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version