Prokurori publik i Maqedonisë, Marko Zvërlevski, është takuar me prokuroren kryesore të Drejtorisë Kombëtare për antikorrupsion (DKA) të republikës së Romunisë, Laura Codruța Kövesi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas prokurorisë publike, qëllimi i vizitës ishte njohja e prokurorëve dhe shkëmbimi i përvojave, ndërkaq në takim u bisedua për organizimin e prokurorive, ku janë vërtetuar ngjashmëritë ndërmjet dy vendeve.
Gjatë vizitës, prokurorja rumune u shoqërua nga drejtori i Qendrës Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, Aleksandar Kërzhallovski.
Prokurorja Laura Codruța Kövesi do të jetë pjesëmarrëse në konferencën ”Lufta efektive kundër korrupsionit në nivelet e larta: çështje personi apo sistemi?”. Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe prokurori Zvërlevski dhe prokurorja speciale, Katica Janeva.
Ndryshe, më herët ishte raportuar se prokurori Zvërlevski nuk do të mund të takohet me prokuroren rumune, e as që do të merr pjesë në konferencë./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Zvërlevski anashkalon prokuroren rumune që burgos kryeministra?!