Pushteti dhe opozita janë duke e përcaktuar të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), e me propozimet e fundit e kanë ngatërruar edhe funksionin e Prokurorit Publik.
Sipas Tv Telma, Kryeministri Zaev dkelaron se nuk ka folur me opozitën, por që i pëqen propozimi që politikanët të mos përzihen në punën e prokurorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga propozimet e fundit, në Ligjin për Prokurorin Publik, Ljubomir Joveski dhe dy prokurorë me përvojë duhet të vendosin se cili prokuror do të merret me lëndët e PSP-së.
Megjithëse Joveski nuk u përgjigjet telefonatave, ky televizion raporton se atij i pëqen të jetë pjesë e filtrimit të hetimeve kontestuese.
Kjo ide i është kumtuar OBRM-PDUKM-së, e cila ka paralajmëruar se nga e hëna, me shkrimd o të dorëzojë vërejtjet përfundimtare për propozimin e fundit./Telegrafi/