Site icon Telegrafi

Prokurori publik ka inspektuar vendet ku janë djegur veturat dhe zyra e këshilltarit në Komunën e Kumanovës

Prokuroria Publike ka njoftuar se Prokurori Publik është duke i kontrolluar lokacionet e djegies së dy veturave dhe objektin afarist të një këshilltari në Komunën e Kumanovës.

Lexo po ashtu Digjet zyra e Fitor Jakupit, këshilltarit komunal në Kumanovë

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka inspektuar lokacionet ku janë djegur dy vetura dhe një objekt afarist.

Janë kryer të gjitha veprimet dhe po hetohen shkaqet dhe motivet e mundshme të zjarrvënies. Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, po ashtu janë duke u këqyrur edhe pamjet e kamerave të video vëzhgimit”, thonë nga Prokuroria Publike.

Më herët këshilltari komunal në Komunën e Kumanovës, Fitor Jakupi njoftoi se është djegur zyra tij private në Kumanovë./Telegrafi/

Exit mobile version