Prokurori i Prizrenit ka folur për sulmin fizik në Prizren, ndaj deputetit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj.
Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se personi që ka sulmuar Ndocajn është Ilirjan Bytyçi, tashmë i arrestuar. Bytyçi është person me precedentë penal,
Po kështu, ai ka thënë se Ndocaj ishte me një femër kur u sulmua dhe se pësoi dëmtime të lehta.
Vetë Ndocaj e ka mohuar një lajm të tillë, duke thënë se është shëndoshë e mirë.