Nevada është e gatshme të kundërshtojë çdo sfidë ligjore që fushata e Donald Trumpit e sjell kundër rezultateve të zgjedhjeve të shtetit, tha prokurori i përgjithshëm demokrat i shtetit, Aaron Ford.
“Ne ndihemi mjaft të paprekshëm, nëse i hidhni një sy historisë së rezultateve që kemi krijuar tashmë kundër Trumpit”, tha Ford për CNN-in.
“Trump tashmë na ka paditur dy-tre herë”, tha ai. “Çdo herë që zyra ime ka qenë në gjendje të punojë me avokatin tonë të rrethit, kemi fituar në ato procese gjyqësore”, transmeton Telegrafi.
Në fund të muajit të kaluar, për shembull, fushata Trump së bashku me republikanët, dërguan procesin e numërimit të disa fletëvotimeve me postë elektronike në gjykatën e shtetit.
Ata pretenduan se softueri kompjuterik nuk po mund t’i përputh nënshkrimet e votuesve me votat e hedhura. Një gjykatës i Nevadas hodhi poshtë pretendimet e republikanëve, me më pak se 24 orë para ditës së zgjedhjeve.
“Ne aktualisht kemi masa mbrojtëse për të parandaluar mashtrimet, të tilla, si verifikimi i nënshkrimeve dhe barkodet unike, që janë gjithashtu pjesë e procesit këtu”, tha Ford.
Ndryshe, demokrati Joe Biden është duke udhëhequr në shtetin e Nevadës kundrejt republikanit, Trump. /Telegrafi/