Telegrafi

Prokurori i përgjithshëm amerikan: S’ka dëshmi të mashtrimit në zgjedhjet presidenciale

(Official White House Photo by Tia Dufour)

Prokurori i përgjithshëm amerikan, William Barr tha se departamenti i drejtësisë nuk ka zbuluar mashtrim të gjerë të votimit në një intervistë me Associated Press.

“Deri më sot, ne nuk kemi parë mashtrim në një shkallë që mund të ketë ndikuar në një rezultat tjetër në zgjedhje”, tha Barr, raporton theguardian.

Deklarata e prokurorit konfirmon atë që ekspertët e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe të qeverisë federale, kanë thënë gjatë gjithë kohës, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu zvogëlon grupin e mbështetësve të Donald Trumpit që të vazhdojnë me qëndrimet e gabuara dhe të rrezikshme të presidentit, se zgjedhjet ishin mashtruese. Barr është një nga mbështetësit më të flaktë të presidentit.

Lexo po ashtu Trump ankohet në Gjykatën e Lartë për zgjedhjet presidenciale amerikane

Muajin e kaluar, Barr autorizoi avokatët e SHBA-së për të hetuar “akuzat thelbësore” të parregullsive të votuesve në të gjithë vendin në një ndërprerje të ashpër me praktikën e gjatë dhe pavarësisht nga mungesa e provave të ndonjë mashtrimi të madh që është kryer.

Masa e pazakontë bëri që zyrtari më i lartë i krimeve të departamentit të japë dorëheqje. /Telegrafi/