Telegrafi

Prokurori : Nuk ka prova për të marrë masa kudër Mossack Fonseca

Prokurori kundër krimit të organizuar i Panamasë ka thënë se deri tani nuk janë gjetur prova për të marrë masa ndaj firmës ligjore e cila u vu në qendër të skandalit botëror financiar “Panama Papers”.

Kjo deklaratë është dhënë pas një kontrolli 27 orësh në zyrat e e Mossack Fonceka në Panama, raporton AFP.

“Tani për tani, ne nuk kemi ndonjë dëshmi të fortë që na lejon të marrin ndonjë vendim kundër firmës Mossack Fonseca” u tha prokurori, Javier Caraballo gazetarëve.

Ai tha se të martën janë kontrolluar zyrat e firmës për shkak të raporteve të mediave në lidhje me skandalin financiar që përfshin elitën botërore.

Ai tha se hetimi ishte komplikuar pasi firma ka mbajtur të dhënat e saj në formë digjitale, në më shumë se 100 serverë kompjuterik, dhe jo në letër. Por shtoi se firma ka bashkëpunuar me hetuesit.