Site icon Telegrafi

Prokurori i lëndës kërkon rigjykim për të dënuarit në rastin “Monstra”

Shfuqizim të aktgjykimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe kthim të lëndës “Monstra” përsëri në gjykim, kërkoi sot prokurorja publike, Liljana Spasovska.

Kërkesa e saj është për shkak të gjendjes faktike të pavërtetuar, por edhe për shkak të ekzistimit eventual të materialeve të përgjuara, të cilat mund ta ndryshojnë rjedhën e procedurës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pala mbrojtëse këmbëngul se është shumë afër zbardhja e plotë e vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë, 5 vite më parë.

Në seancën e hapur të Gjykatës së Lartë, ku u shqyrtuan ankesat, të dënuarit sërish u deklaruan të pafajshëm./Telegrafi/

Exit mobile version