Site icon Telegrafi

Prokurori kërkon që të hiqet emri i Prokurorisë nga lista e uzurpatorëve

Prokuroria e Shtetit sqaron për media lidhur me publikimin e listës së uzurpatorëve të pronave publike nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, ku është përfshirë emri i Prokurorit të Shtetit në këtë listë.

“Njoftojmë opinionin se Prokurori i Shtetit, ka shfrytëzuar ish-objektin e Bankës së Lubjanës sipas vendimit të Ministrisë së Administratës Publike të vitit 2011.

Me vendimin Ref.M-MAP-I01/2011 të datës 18.01.2011, në pikën e I-rë është paraparë që:

“Në objektin ish “Banka e Lubjanës”, i cili ka qenë në shfrytëzim nga OSBE, të akomodohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryeprokuroria e Kosovës”.

Në pikën e II-të është: Obliguar MPJ dhe Kryeprokuroria e Kosovës, që objektin ta shfrytëzojë në pajtim me politikat e përcaktuar nga MAP/DSPMINQ.

Ndërsa në pikën III-të, është paraparë që për zbatimin e këtij vendimi janë përgjegjës Drejtoria e DSPIMNQ/MAP, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ dhe Kryerprokuri i Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i Shtetit kërkon nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, ta heq nga lista e uzurpatorëve emrin e Prokurorit të Shtetit, dhe ta pasqyroj gjendjen reale të listës. /Telegrafi/

Exit mobile version