Site icon Telegrafi

Prokurori Kadriu: Dyshohet se vrasja e shumëfishtë në Gjilan u krye me armë të policisë

Policia e Kosovës së bashku me kryeprokurorin e Prokurorisë së Gjilanit, Arben Kadiru, kanë konfirmuar para mediave se zyrtarja policore në Gjilan ka vrarë prindërit, vëllezërit  dhe më pas vetën.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre.

“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Dyshohet se një zyrtare policore në shtëpinë e saj ka vrarë prindërit, vëllezërit dhe më pas vetën. Nuk mund të japim më shumë detaje. Dyshohet se është revolja zyrtare e Policisë së Kosovës. Nuk kemi informata për motive”, ka thënë Prokurori Kadriu para mediave.

Lexo po ashtu Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten

Ndryshe, zyrtarja policore V.B ka privuar nga jeta katër anëtarët e familjes e më pas vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00./Telegrafi/

 

Exit mobile version