Telegrafi

Prokurori i EULEX-it i kërkoi falje kryeprokurorit Lumezi

Wendrof, i cili tani po hetohet nga EULEX-it për këtë letër, në kërkimfaljen drejtuar kryeprokurorit Lumezi, i ka thënë se këto akuza i kishte dëgjuar nga thashetheme të rrugës.

Këtë e ka konfirmuar për RTV21, edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.

Prokurori Wendrof, këtë letër ja kishte dërguar presidentes Jahjaga, derisa pritej që ajo të dekretonte Lumezin si Kryeprokuror të Shtetit.