Site icon Telegrafi

Prokurori Burim Rustemi merret në pyetje për aferën ‘Haraçi’

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokurori i PSP-së Burim Rustemi është thirrë të jep deklaratë në prokurori për aferën ‘Haraçi’

Nga Prokuroria Publike vërteton se prokurori Rustemi është i thirrur, po për shkak të gjykimit të nesërm për lëndën ‘TNT’ ku ai prokuror, ende nuk dihet se kur do të jep deklaratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në PTHP në fillim të javës për aferën ‘Haraçi’ dhanë dy prokuroret e PSP-së, Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska.

Prokurorja Stefanvoa së bashku me Katica Jenvën u përmendën në incizimet e publikuara nga gazeta italiane ‘La Verita’ që kishin të bëjnë për aferën ‘Haraçi’ dhe lëndën e PSP-së ‘Perandoria’. Ende nuk dihet se kur do të merret në pyetje Janeva./Telegrafi/

Exit mobile version