Site icon Telegrafi

Prokurorët federalë nisin hetimet ndaj Donald Trumpit

Prokurori i Përkohshëm i SHBA-së Michael Sherwin tha se ata po shikojnë të gjithë aktorët e përfshirë në trazirat në ndërtesën e Kongresit Amerikan.

Ai ka pohuar se të gjitha rastet po hetohen duke përfshirë rolin e presidentit amerikan, Donald Trump, raporton cnn.

Lexo po ashtu Iniciohet shkarkimi i Donald Trumpit

I pyetur drejtpërdrejt nga një reporter nëse hetuesit po hetojnë rolin që luajti Trump në tubim, Sherwin tha, “Ne po shikojmë të gjithë aktorët këtu dhe këdo që ka pasur një rol dhe, nëse provat përshtaten me elementet e krim, ata do të akuzohen”.

Lexo po ashtu Biden thotë se "terroristët e brendshëm" sulmuan Kongresin Amerikan

Theksojmë se shumë senator demokrat dhe disa republikan kanë akuzuar presidentin amerikan në largim si nxitës të dhunës dhe shkaktar të demolimeve në Capitol Hill.

Ndryshe, katër persona kanë vdekur si pasojë e trazirave në Kongresin Amerikan, ku qindra mbështetës të Trumpit kanë pushtuar tempullin e demokracisë amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version