Site icon Telegrafi

Prokurorët e rinj të Prokurorisë Publike në RMV nënshkruan deklarata publike

Në Këshillin e Prokurorëve Publikë, shtatë kandidatë nga tri Prokurori themelore publike sot nënshkruan deklaratën solemne, me të cilën fillojnë zyrtarisht me punë në prokuroritë ku janë të deleguar.

Deklaratë solemne në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup nënshkruan prokurorët Zoran Zdraev, Irina Spasovska, Emilia Mizo Dimkov, Fatmir Musa dhe Ajbejan Ajdini.

Ndërsa në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar për prokurore është zgjedhur kandidatja Elizabeta Josifovska, ndërsa në Prokurorinë Publike të Kavadarit, Elena Mançeva Kostova kandidate e vetme e regjistruar për shpalljet përkatëse për të dyja prokuroritë.

Në Këshill sot duhet të nënshkruhen deklaratat solemne të prokurorëve të zgjedhur për Prokurorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prokurorinë e Lartë publike Shkup dhe Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Exit mobile version