Në seancën e ardhshme gjyqësor për rastin ‘Haraçi’ që është caktuar më 27 dhjetot, ku të ftuar në cilësinë e dëshmitarëve janë të ftuar tre dëshmitarë, në mesin e të cilëve edhe ish-gazetari i 1TV, Hristijan Banevski. Në vitin e ardhshëm, dëshmitarë do të jenë edhe prokurorët që ishin në PSP.
E para në listën e dëshmitarëve për seancën gjyqësore që është caktuar më tre janar të vitit të ardhshëm, është prokurorja Elizabeta Josifovska e cila ishte zëvendësuesja e Katica Janeës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Krahas Josifovskës, pritet të thirren edhe prokurorët Lile Stefanova dhe Burim Rustemi, të cilët u morën në pyetje gjatë hetimit.
Pritet të ketë edhe prokurorë tjerë të PSP-së që do dëshmojnë për lëndën ‘Haraçi’ për shkak se avoaktët e Janevës paralajmëruan se lista e dëshmitarëve të propozuar është gati gjithë prokurorët e PSP./Telegrafi/