Prokurorët e Gjykatës Speciale ditën e mërkurë kanë nisur intervistimin e ushtarakut shqiptar Adem Shehu, i cili drejtoi formacionet ushtarake në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 153 të Zonës Operative të Llapit.
Top Channel ka mësuar se Shehu mbërriti në Hagë dy ditë më parë dhe gjatë ditës së enjte do të vazhdojë me intervistimin.
Shehu mësohet se është duke u intervistuar në kapacitetet e dëshmitarit, por nuk bëhen publike detajet specifike se çfarë dëshmie duan të përftojnë prokurorët dhe ndaj kujt duan ta përdorin.
Adem Shehu është shtetasi i parë shqiptar që intervistohet për llogari të hetimeve për krimet e supozuara të UÇK gjatë luftës.
Komandant Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore që mbronin Tiranën, pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1980.
Në vendlindjen e tij, organizoi stërvitje luftarake, të cilët vinin nga Kosova nga trojet etnike dhe nga vendet perëndimore.
Kur lufta në Kosovë, ai nisi të ushtronte drejtuesit e UÇK-së se si të ulnin humbjet gjatë luftimeve. Më pas u largua drejt Kosovës dhe brenda një kohe të shkurtër u vendos në krye të brigadës 153 në zonën e Llapit.