Prokurorët amerikanë sekuestruan sot çdo gjë që ishte e Julian Assange gjatë kohës që gjendej në ambasadën e Ekuadorit në Londër, njoftoi “Wikileaks”.
Mes këtyre objekteve ka dokumente ligjore, pajisje elektronike dhe kartela klinike. Madje ka edhe dy dorëshkrime të Assange.
Sipas “Wikileaks” avokatët e themeluesit të kësaj kompanie nuk u lejuan të jenë të pranishëm, shkruan atsh.
Nga ana tjetër, avokatët pretendojnë se ky sekuestrim është i jashtëligjshëm.
Assange u nxor nga ambasada e Ekuadorit në kryeqytetin britanik një muaj më parë dhe është duke vuajtur dënimin e 50 javëve burg të shkeljes së lirisë më kusht.
Ndërsa në qershor do të përballet me kërkesën për ekstradim nga SHBA-ja.