Telegrafi

Prokuria publike kërkon detaje nga MPB për bastisjen e banesës së Kosta Krpaç (Video)

Prokuroria Speciale Publike ka dorëzuar kërkesë deri te MPB për më shumë detaje rreth bastisjes së shtëpisë së Kosta Krpaç, njofton Telegrafi Maqedoni.

Detajet lidhen me informacionet rreth pyetjeve: Sa veta kanë bastisur, emrat dhe mbiemrat e tyre dhe krejt informacionet tjera rreth policëve që janë futur në banesën e Kosta Krpaç.

Për burimet e 24 Vesti, nga prokuroria dhe nga MPB nuk e kanë saktësuar përgjigjen e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokuria Publike ka kërkuar informacione edhe nga Gjykata Penale, PSP dhe MPB.

Krpaç u varros para 6 ditëve por nuk u zgjidh misteri rreth vdekjes së tij.

Krpaç njihej si i afërt me pushtetin. Ishte piktor dhe pronar i grupit të kompanive FINZI./Telegrafi/