Telegrafi

Prokruroria e RMV-së: Politikanët duhet të përmbahen nga përdorimi i rastit të Onkologjisë për qëllime politike

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Publike zhvillon procedurë para hetimore dhe nuk vepron sipas kërkesave të personave të tjerë. Informacioni ndahet vetëm në masën që nuk do të dëmtojë procedurën, thuhet në reagimin e Prokurorisë Publike pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Fatmit Mexhiti, se është koha që Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër për rasti i Klinikës së Onkologjisë.

Pas deklaratës së Ministrit, prokuroria ka dalë me një reagim nga ku thonë se prokurorët punojnë me bazë dhe me përgjegjësi, duke respektuar të gjitha afatet ligjore.

“Prokuroria Publike apelon tek politikanët që të përmbahen nga përdorimi i këtij rasti të ndjeshëm për qëllime politike”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/